“Blloku” i bërë ndaj Roman Abramovich ka sjell kaos në Londër, tifozët janë shumë të shqetësuar, por lojtarët në fushën e lojës vijojnë të shkëlqejnë. Chelsea nuk e ndal marshimin as në Champions League, pavarësisht se kishin fituar sfidën e parë 2-0, bëjnë të njëjtën gjë edhe në transfertë, thyejnë Lille me përmbysje 1-2 duke siguruar një biletë për në çerekfinalet e këtij turneu, aty ku janë ende kampion në fuqi.

Ddddd
Ddddd

Burak Yilman kaloi Lille në avantazh në minutën e 38-të duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në limitet e pjesës së parë, Pulisic barazoi shifrat në 1-1 ndërsa në minutën e 71-të, Azpilicueta përmbysi rezultatin në 1-2 duke i dhuruar bluve një biletë për më tej. Në përfundim të sfidës, Thomas Tuchel u ndal duke komentuar situatën në klub:

Chelsea
Chelsea

“Ndeshjet e radhës në Champions me dyer të mbyllura? Të shohim, është gjëja e parë që kam dëgjuar sot. Ne e adhurojmë të luajmë përpara publikut tonë, nuk besoj se publiku duhet të penalizohet për gjerat që po ndodhin. Unë dhe skuadra nuk kemi asnjë lidhje me vendimet e marra”, theksoi ndër të tjera Tuchel.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb