Ofertë prej 130 milionë euro. Shifër kjo që do të tundtonte edhe ekipet më të pasura të futbollit, ndërsa Interit, do i bënte shumë punë për të rregulluar njëherë e mirë bilancet e klubit.

E në mes qëndron Romelu Lukaku, i shumëkërkuari i Chelseat për sulmin.

Interi duket e joshur nga oferta dhe topi kalon te futbollisti, nëse do të pranonte të rikthehej për herë të tretë në Londër. Në rast largimi të belgut, Interi do e zëvendësojë me dy sulmues. Duvan Zapatan e Atalantës dhe Joaquin Correan e Lazios.

Të dy këta lojtarë kanë qenë element kyçe në ekipet e tyre dhe Inzaghi do i priste krahëhapur në Milano.

Por presim dhe të shohim, pasi vullneti i klubit është që të mos privohet nga largimi i belgut, që e shikon në qendër të projektit të saj sportiv.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: