Mediat në Angli raportojnë se skuadra kampione e “Premier League”, Chelsea, ka arritur marrëveshjen me Arsenal për yllin e skuadrës së “topçinjve” Alex Oxlade-Chamberlain.

Reporteri i “Sky Sports”, Kaveh Solhekol ka njoftuar se Arsenal ka mbyllur tratativat me Chelsea për shitjen e ish-lojtarit të akademisë së Southhampton Chamberlain mbi bazën e 35 mln stërlinave.


Chamberlain, që ishte startues me Arsenal nga minuta e parë në ndeshjen e humbur thellë 4-0 kundër Liverpulit, është bashkuar sot me skuadrën kombëtare të Anglisë për dy sfidat e radhës për Kupën e Botës kundër Maltës dhe Sllovakisë.

Nga “Sky Sport” konfirmohet se grumbullimi me kombëtaren nuk do të përbëjë aspak problem për lojtarin t’ju nënshtruar vizitave mjekësore pasi Chelsea i zhvillon ato në “St George’s Park”, shumë pranë vendit ku stërviten “Tre Luanët”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb