Me kualifikimin në dorë pas fitores 2-0 në ndeshjen e vajtjes të luajtur në transfertë, Chelsea pret i qetë sfidën e dytë kundër Portos. Blutë e Londrës kanë në anën e tyre të gjitha parashikimet, por eksperienca e detyron Thomas Tuchel të mos i besojë ato. Tekniku gjerman pret një ndeshje të vështirë, megjithëse nuk e fsheh optimizmin se skuadra e tij mund të shkojë deri te trofeu i Champions. “

5104
5104

Ne kemi në mëndje gjysmëfinalen dhe më pas finalen. Isha i qartë sepse nuk kemi agjë për të fshehur. Chelsi mund të fitojë çdo ndeshje dhe trofe. Është ndërtuar për këtë. Por nuk mund të flemë me ëndrra. Asgjë nuk është vendosur dhe për t’u kualifikuar duhet të fitojmë sërish me Porton dhe kjo nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë Tuchel që me përjashtim të Kovacic ka në dispozicion të gjithë futbollistët e tjerë.

Naom 606e1fb382f0e
Naom 606e1fb382f0e

Humbja në shtëpi ka ulur ndjeshëm kuotat e Portos, por nuk është dorëzuar Sergio Conceicao. Tekniku portugez beson te një tjetër sipërmarrje të madhe si ajo kundër Juventus në fazën e 1/8. “Kemi treguar se mund të kalojmë sfida të vështira. Kjo bindje na vjen nga puna që bëjmë çdo ditë. Kemi besim. E dimë që do të jetë e vështirë, por jo e pamundur”, ka thënë Conceicao, që për këtë ndeshje i kthehen në dispozicion Sergio Oliveira dhe Taremi, dy titullarët që munguan në sfidën e vajtjes. Ashtu si një javë më parë, ndeshja mes Chelsea dhe Porto do të luhet në stadiumin e Sevilla.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb