“Si do të shkojë, një skuadër e madhe duhet të braktisë turneun. Rezultati i ndeshjes së parë ka lënë të hapur çështjen e kualifikimit, për këtë arsye do përpiqemi të fitojmë ndeshjen”. Me këto fjalë ka nisur Mourinho konferencën për shtyp në vigjilje të sfidës përballë Psg. “Ne më ekspertë se ata? Eksperienca do na shërbejë vetëm të flemë më mirë një natë para ndeshjes, asgjë më tepër. Ibra? Është shumë e vështirë të luash kundër tij, por unë dhe lojtarët e mi nuk jemi të përqendruar vetëm tek individët. Fitorja në Kupë nuk ka ndikuar në përgatitjen e ndeshjes, vijon më tek trajneri i Chelsea-it. Jemi të qetë, të dy skuadrat kanë lojtarë më cilësi të mësuar në nivele të tilla. Psg është skuadra më agresive që kemi luajtur gjatë këtij sezoni. Kurë arrin në këtë pikë të turneut duhet të kesh edhe pak fat për të vazhduar më tej. I vetmi lojtar që nuk është në dispozicion përfundon Mou është Obi Mikel”

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: