Një javë përpara përfundimit të merkatos Hoze Mourinho rikthehet të flas për afrimet e mundshme, ku çështja kryesore quhet Cuadrado, apo për largimet e Salah dhe Schurrle. Në vigjilje të sfidës më të rëndësishme të sezonit atë kundër Man.City trajneri i Chelsea fillimisht u ndal tek talenti kolumbian: “Cuadrado luan tek Fiorentina dhe tek Kolumbia, është ambientuar mire, por nuk e di nëse do ta bënte diçka të tillë edhe tek Chelsea”. Mbase Mou ka të drejtë pasi Cuadrado nuk është Maradona, aq më tepër që kërkesa e Fiorentinës është shumë e lartë. Nga ana tjetër kjo është edhe një lojë që zhvillojnë të dy palët për të rritur apo ulur vlerën e kartonin, një lojë ku portugezi është me të vërtet i veçantë. Mourinho është ndalur më pas tek dy nga lojtarët e tij aktual Salah-Schurrle, të cilët janë vënë në fokusin e disa skuadrave të ndryshme. “Të dy janë grumbulluar për ndeshjen e radhës, nuk mund të grumbullosh gjithnjë 18 lojtarë të njëjtë, por që të dy kanë luajtur dhe kanë shënuar rregullisht në të gjithë kompeticionet. Nuk besoj thekson Mourinho se do të këtë shumë ndryshime gjatë kësaj merkatoje, sipas të gjithë gjasave skuadra do mbetet e njëjtë edhe me fillimin e shkurtit”.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb