Chelsea rikthehet te fitorja në Premier League pas 4 ndeshjeve. Dhe ashtu si në kupë, Blutë e Londrës mposhtin sërish Tottenham, kësaj here 2-0 (3 herë radhazi, pa pësuar gol). Kjo është humbja e parë e Antonio Contes në Premier League me Spurs.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola. Me fillimin e pjesës së dytë eurogoli i Ziyexh ndez gjakrat edhe më shumë, i cili lëshoi një të majtë tepër të bukur dhe u duk si play station. Kjo ndodhi në minutën e 47-të.

Tetë minuta më pas vjen goli i dytë për Chelsea-n, që luante si pritës. Thiago Silva është ai që ngre në qiell edhe njëherë tifozët blu. Edhe pse kishte mjaft minuta të tjera dhe raste, nuk pati më gola. Chelsea beson ende për kreun, ndërsa Tottenham humb terren për zonën Champions.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb