Chelsea fiton “betejën” ligjore kundër FIFA-s dhe tani mund të kthehet sërish të bëjë blerje në merkato, duke nisur nga sesioni i dimrit që çelet në janar. Blutë e Londrës morën atë që kërkonin nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, që përgjysmoi dënimin e dhënë nga qeveria botërore e futbollit. Kjo e fundit kishte ndëshkuar klubin anglez për shkak se ky i fundit kishte shkelur rregulloren për transferimin dhe kontraktimin e futbollistëve minorenë.

Chelsea 460c73kl5b8t1r72qtrv47kvs
Chelsea 460c73kl5b8t1r72qtrv47kvs

Si pasojë, Çelsi nuk mund të bënte blerje deri në merkaton e verës të vitit të ardhshëm. Një dënim I rëndë lexohet në motivacionin që shoqëron vendim e KAS, që sipas tij “pezullimi për një sesion është i ekuilibruar”. Mungesa e blerjeve në verën e shkuar zbehu ndjeshëm forcën e Çelsea, sidomos edhe pa largimit të Eden Hazard. Gjithsesi, me uljen në pankinë të Frenk Lamprad, Blutë e Londrës arritën të kalojnë vështirësitë dhe po bëjnë një sezon shumë mirë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: