Java e 3-të e Premier League, pati edhe sfida të tjera interesante të zhvilluara ditën e djelë. Kështu Çelsi pas triumfit spektakolar një javë më parë në transfertë ndaj Wolverhampton, u ndal në shtëpi ndaj Crtstal Palace, në derbin londinez të zhvilluar në Stamford Bridge.

Sfida u zhbllokua nga blutë me Jakson në të 25-ën me “blutë e londrës” që zhvilluan një ndeshje shumë të mirë në fraksionin e parë, aq sa tifozët besuan sërish se skuadra e Enzo Marsecës do të arrinte një tjetër sukses. Por pjesa dytë kishte një tjetër tablo. Miqtë barazuan shumë shpejtë, në minutë e 54-të nga Eze. Pjesa e mbetur nuk solli më asgjë me të dyja skuadrat që më shumë u kujdesën të mbroheshin për të mos e humbur sfidën se sa të provonin ta fitonin atë.

Në përfundim të sfidës i zhgënjyer u duk tekniku italian Enzo Maresca për barazimin e skuadrës së tij: “Meritonim ta fitonim sfidën. Krijuam rastet tona, kontrolluam në tërësi lojën. Në pjesën e parë na goditën vetëm një herë. Mund të them se paraqitje ishte vërtet e mirë, mëkat që nuk çuam në shtëpi 3 pikët”, theksoi tekniku italian i Çelsit.

Nga ana tjetër Newcastle mori një tre pikësh shumë të rëndësishëm, pasi arriti të mposhte me shifrat 2-1 Totenhemin. Vendasit zhbllokuan rezultatin në minutën e 37-të me Barnes, por miqtë barazuan me fillimin e pjesës së dytë me autogolin e Burn. Goli i fitores u realizua nga Isak, 12 minuta nga përfundimit, duke i dhënë kështu vendasve 3 pikë shumë të rëndësishme, që e ngjisinin skuadrën në vendin e 5-të me 7 pikë, ndërkohë që Tottenham me këtë humbje mbetet në vendin 10-të me 4 pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: