Pas sfidës së parë të sezonit, Chelsea kapet fort pas disa detajeve, mbi të gjitha i gëzohen tre pikëve dhe faktit që e mbyllën transfertën përballë Everton pas pësuar gol. Ajo që vijon të shqetësojë trajnerin Tuchel është fakti që ekipi i tij e ka shumë të vështirë të mbyll një ndeshje, dukshëm reparti i tij ofensiv nuk është në formën më të mirë.

Havertz ishte hije në fushë, më mirë se sa gjermani bëri edhe Broja, ndërsa Timo Werner është zhdukur totalisht. Sulmuesi pritet të rikthehet në Bundesligë ku Chelsea dhe Leipzig kanë gjetur akordin total ndërmjet tyre. Në këto kushte, Tuchel i mbetet në dispozicion vetëm Sterling dhe Broja, gjithnjë nëse drejtuesit e klubit nuk i sjellin ndonjë sulmues deri më 31 gusht.

Broja
Broja

Kjo është një situatë e vështirë edhe për Brojën, me “bomberin” kuqezi që ndodhet mes një dileme të madhe, të qëndrojë në Londër e të provojë shanset e tij apo të largohet. Mes një dilemë të tillë janë edhe vetë drejtuesit e klubit, të mbajnë Brojën apo të pranojnë një nga ofertat e shumë që vijnë për të. West Ham është gati të investojë 38 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa Frenk Lampard po shtyn drejtuesit e Everton të përpilojnë një ofertë të re për të siguruar shërbimet e Brojës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: