Chelsea po kalon një moment shumë të vështirë, jashtë çdo objektivi të mundshëm sezonal. Pavarësisht se investuan miliona në verë dhe në janar, merkato nuk ka asnjë efekt te rezultatet në fushë. Presioni sa vjen e shtohet, mbi të gjitha ndaj trajnerit Graham Potter. Ky i fundit ka zbuluar ai dhe familja e tij janë kërcënuar me vdekje nga tifozët:

Potter
Potter

“Më kanë thënë se dëshirojnë vdekjen time dhe të fëmijëve të mijë”, u shpreh Potter në një intervistë për ‘Mirror’. Trajneri i Chelsea pranoi ndër të tjera se pavarësisht kërcënimeve që vijnë nga jashtë, klima ku po punon është shumë pozitive:

Potterrr
Potterrr

“Atmosfera këtu në klub ka qenë gjithnjë pozitive, por kjo nuk do të thotë se është e lehtë të kalosh këtë moment të vështirë. Kam folur me drejtuesit e klubit, edhe ata janë të shqetësuar pasi rezultatet janë zhgënjyese, duhet të bëjmë më mirë”, u shpreh ndër të tjera trajneri Potter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: