Chelsea vijon periudhën negative duke humbur gjithnjë e më shumë terren në raport me kreun, titulli tashmë është thjeshtë një mision i pamundur. Blutë e Thomas Tuchel ndalen sërish, këtë herë një barazim 1-1 në transfertë përballë Brighton. Chelsea nuk shijon një fitore që nga 26 dhjetori. Ajo që shqetëson më shumë teknikun gjerman dhe stafin e tij është forma shumë e dobët që po kalojnë sulmuesit, mbi të gjitha Romelu Lukaku, i “zhdukur” prej kohësh.

Londinezët kaluan në avantazh në minutën e 28-të falë një predhe të Ziyech nga jashtë zonë. Në minutën e 60-të vendasit barazuan shifrat ndërsa Thuchel provoi në çdo formë të dilte me pikë të plota, duke hedhur në fushë edhe dyshen gjermane Havertz-Werner por pa sukses. Me 44 pikë dhe një ndeshje më shumë, Chelsea e sheh veten 12 pikë larg Man.City kryesues.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb