Nuk është Thorgan Hazard, futbollisti i skuadrës gjermane të Borussia Moenchengladbach, por një tjetër pjesëtar i kësaj familje që sot ka nënshkruar me skuadrën e Chelsea. Te blutë e Londrës prej kohësh militon Eden Hazard, futbollisti i kombëtares belge që është një nga më të mirët e “Premier League” ku së fundmi i është bashkuar edhe vëllai i vogël Kylian Hazard.


Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Chelsea-s i cili shkruan: “Kylian Hazard ka nënshkruar sot me klubin e Chelsea nga ekipi i Hungarisë Ujpest dhe fillimisht do t’i bashkohet skuadrës së dytë.

22-vjeçari, vëllai i vogël i Eden, është një mesfushor ofensiv që ka vazhduar karrierën e tij si profesionist me klubin belg të White Star Brussels dhe më pas Zulte-Waregem. Ai iu bashkua Ujpest në verën e vitit 2015 dhe që atëherë ka luajtur në 42 ndeshje.

Skuadra B Chelsea do të luaj ndeshjen e ardhshme në shtëpi kundër Sunderland me datë 9 shtator, të shtunën.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb