Chelsea nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në Elland Road ndaj Leeds United. Pas dy fitoresh ndaj Liverpool dhe Everton, duket se ekipi i Tuchel luan mirë në mbrojtje, por nuk ka efikasitet në sulm.

Pavarësisht se Tuchel nuk ka marrë ende humbjen e parë me Chelsea, dhe madje pëson shumë pak, pikët e lëna janë lëshimë për blutë që pretendojnë sezonin e ardhshëm të marrin pjesë në Champions League.

Nga ana tjetër Leeds lundron në ‘’ujëra të qeta’’ në vendin e 11-të, larg zonës së rënies nga kategoria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb