Chelsea ka pasur ditën e saj të fatit sot, pasi i është kthyer fitoreve në Ligën Premier, duke fituar me rezultat 3-1 kundër Sunderlandit.

Ndonëse blutë bënë një paraqitje fantastike të pa parë në këtë sezon, ndoshta për ti treguar dhe anën tjetër të medaljes, Jose Mourinhos dhe tifozëve të tij, të cilët me pankarta apo shalle, përkrahën portugezin, i cili njihet si “Special One”. Për më tepër shihni fotot.

Goli i parë erdhi në minutën e pestë nga Branislav Ivanovic, i cili pas një harkimi nga Willian, kaloi londinezët në epërsi. Ndërkohë, në minutën e 13-të, një tjetër gol u shënua nga Pedro. Sakaq, goli i nderit nga Macet e Zeza u shënua nga Fabio Borini në minutën e 53-të.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: