Chelsea i Antonio Contes nuk ndalet. Londinezët sot kanë mundur Bournmuth me rezultatin 3-0 duke siguruar kështu fitoren e 12-të rradhazi. Dy herë Pedro dhe një herë Hazard kanë gjetur rrugën e rrjetës, në takimin e javës së 18-të në “Premier Ligë”.

Më këtë fitore Chelsea mban vendin e parë me 46-të pikë, duke krijuar iluzionin se ky është viti i tyre dhe vështirë se do t’a lëshojnë kreun. Ndjekësit më të afërt janë “redsat” e Liverpulit që aktualisht kanë 37-të pikë, por me një takim më pak.

Manchester United's Dutch midfielder Daley Blind (C) celebrates scoring the opening goal during the English Premier League football match between Manchester United and Sunderland at Old Trafford in Manchester, north west England, on December 26, 2016. / AFP PHOTO / Oli SCARFF / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications.  / OLI SCARFF/AFP/Getty Images
Manchester United’s Dutch midfielder Daley Blind (C) celebrates scoring the opening goal during the English Premier League football match between Manchester United and Sunderland at Old Trafford in Manchester, north west England, on December 26, 2016. / AFP PHOTO / Oli SCARFF / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or ‘live’ services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. / OLI SCARFF/AFP/Getty Images

Manchester United ka bërë detyrën duke mundur në “Old Traford” 3-1 Sunderlend. Djajtë duket se kanë gjetur besimin muajin e fundit pasi kjo është ndeshja e tretë e tyrë që dalin me pikë të plota.

Në fillim Blind, pastaj Ibrahimovich dhe më pas Nikitarian, shënuan nga një gol duke zhvlerësuar golin e vetëm të Borinit.

United momentalisht gjendet në vendin e 6-të në renditje me 33 pikë, po aq sa Totenham i vendit të 5-të. Kjo fitore i jep mjaft shpresë ekipit të Mourinjos për arritjen e një pozicioni që të dërgon në “Uefa Champions League”.

Në orën 18:15 Manchester City i Guardiolës, luan në transfertë ndaj Hull City. Në këtë takim kërkohen me ngulm 3 pikët nga “citizens” pasi në rast të kundërt ëndrra për titull kampion mund të marrë fund.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb