Premier League mbetet sërish qendra e merkatos edhe këtë verë. Klubet angleze kanë filluar të lëvizin duke konfirmuar supermacinë e tyre në tregun e transferimeve. Chelsea ka bërë zyrtar transferimin e Christopher Nkunku. Sulmuesi francez kishte gjetur prej kohësh akordin me Chelsea-n, por vetëm tashmë bëhet zyrtare. Nkunku ka firmosur një kontratë 6-vjeçare me klubin londinez. Afrimi i francezit, por dhe mbipopullimi në fazën sulmuese, detyron Chelsea-n të shes.

Chelsea
Chelsea

Sipas mediave angleze, Kai Havertz pritet të largohet nga Londra gjatë merkatos së verës. Daily Mail shkruan se Arsenal vijon të insistojë për të siguruar gjermanin, por oferta e tyre prej 60 milionë euro nuk ka bindur shumë drejtuesit e klubit, në një kohë kur Chelsea investojë 75 milionë euro për ta blerë nga Leverkusen. Man.United mbetet gjithashtu në merkato, mbi të gjitha për të gjetur një sulmues.

340770691 199640162818525 6633344554265553584 N
340770691 199640162818525 6633344554265553584 N

“Djajtë e kuq” po hasin vështirësi për të gjetur “bomberin” ideal, por në të njëjtën kohë, po punojnë për të blinduar Marcus Rashford. Sulmuesit anglez i përfundon kontrata në 2024, por sipas mediave angleze, palët do të shkojnë shumë shpejt drejt rinovimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb