Chelsea ka vërtetuar se humbja e turpshme javën e kaluar 2-5 ndaj WBA ishte një shuplakë e hidhur rastësore.

Në miniderbin e Londrës ndaj Crystal Palace, blutë kanë treguar muskujt duke fituar 1-.4.

Dy golat e parë u shënuan në vetëm 10 minutat e para të lojës nga Pulisiç dhe Haverts. Zouma trefishoi në minutën e 30-të. Në pjesën e dytë vendasit shënuan me Benteke, por Pulisiç vulosi gjithçka.

Nga ana tjetër Manchester City ka shtyrë festën e titullit kampion pasi humbi në shtëpi 1-2 ndaj Leeds. Kur kanë mbetur dhe 8 javë apo 24 pikë në lojë, The Citizens ndihen të pashqetësuar pasi janë 14 pikë mbi Manchester United, por këta të fundit kanë në dorë t’i rrezikojnë pasi kanë dy ndeshje më pak.

Liverpool nga ana tjetër ka fituar me përmbysje ndaj Aston Villas. Goli në fund i Trent Alexander-Arnold i ka dhënë 3 pikë me vlera të besuarve të Klopp që janë në luftë për një vend në Champions League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb