Chelsea kërkon të bëjë një tjetër goditje të madhe në merkato pas Hakim Ziyech dhe Timo Ëerner. Preferenca e bluve nuk është një emër i madh por një talent gjerman, Kai Havertz, mesfushori 21- vjeçar shtatlartë dhe i talentuar i Bayer Leverkusen.

Prej kohësh londinezët i janë vënë pas mesfushorit por kësaj radhe mediat angleze dhe gjermane raportojnë se marrëveshje është ‘pothuajse e përfunduar’.

Ndër të tjera mediat aludojnë për një shifër nga 70 milionë paund deri në 90 milionë paund, por ende nuk ka një shifër ekzakte. Ajo që bëhet me dije është se në këtë moment Chelsea është ekipi më i favorizuar pasi vetëm ajo ka dalë garant për të paguar menjëherë transferimin e Havertz.

Me 21- vjeçarin mesfusha e Chelsea-s do të pasurohej teksa drejt largimit nga blutë e Londrës janë Jorginho që nuk po gjen hapësira si dhe N’golo Kante që mund të tundohet nga një shifër e bujshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb