Chelsea ka goditur në merkato edhe pse kësaj radhe jo me një blerje të bujshme apo luksoze.

Edoardo Mendy, porteri i Rennes në Ligue 1 të Francës ka firmosur pë 5 vite për 22 milionë paund.

Senegalezi nuk ka një karrierë të pasur teksa ka luajtur tek Marseille B, Reims dhe Cherbourg, teksa së fundmi ka rënë në sy tek Rennes.

Në moshën 28-vjeçare ai ka shansin të jetë titullar tek Chelsea duke përfituar nga situata tek londinezët. Kepa Arrizabalaga është bërë i padëshiruar për Lampard, pas sezonit të kaluar katastrofik por edhe dy ndeshjeve të para në kampionat.

Caballero gjithashtu në moshën 38-vjeçare s’mund të jetë një siguri për portën e bluve, teksa pritet të shihet nëse Mendy do të jetë gardiani që mund të ofrojë garanci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: