Chelsea me Abrahaoviç në krye ka në mendje një ide të “çmendur”: Të rikthejnë në Londër Romelu Lulaku. Edhe pse sulmuesi shtatlartë shihet si i paprekshëm nga drejtuesit zikaltër, Abrahamoviç është i tunduar nga ideja për ta pasur belgut sërish në organikën e tyre.

Madje, po flitet se Chelsea ka hequr dorë nga Haland, për të nënshkruar me 27-vjeçarin. Ata janë të gatshëm të ofrojnë 100 mln euro për Romelun dhe shifra mund të rritet ende nëse “Blutë’ largojnë nga ekipi lojtarët që janë jashtë planit, mes të cilëve mund të ishte dhe Timo Werner.

Zërat që qarkullojnë në mediat sportive britanike janë jozyrtarë, por ata përforcohen nga raporti që ka agjenti i Lukakut, Federico Pastorello me skuadrën e Chelsea-t. Nga krahu tjetër, tifozët zikaltër nuk do e përballonin një largim tjetër të bujshëm nga ekipi pas Hakimit.

Ata do të ngushëlloheshin me largimin e belgut, vetëm nëse në vend të tij, do të vinte një tjetër emër me peshë në futbollin ndërkombëtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: