Chelsea ka lënë pas krizën e rezultateve duke fituar me vështirësi ndaj Southampton në ‘Stamford Bridge’. Ekipi  Tuchel pas dy humbjeve ka reaguar me vendosmëri për të marrë tashmë kreun e Premier League.

Sfida ndaj Southampton nuk shkoi sipas parashikimeve. Fillimisht Chalobah kaloi vendasit në avantazh ndërsa më pas dyfishoi Werner, por goli iu anulua nga VAR.

Në pjesën e dytë Ward-Prowse barazon me penallti, teksa 13 minuta nga fundi po i njëjti ndëshkohet me karton të kuq.

Chelse më në fund reagon me Werner që shënon golin e dytë dhe Chiwell të tretin në harkun kohor të 5 minutave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb