Këngëtarja e njohur e pop-it, Cher kërkoi falje pasi nxiti emocione në median sociale për shkrimin e një cicërime të diskutueshme në të cilën ajo pyeste veten nëse mund të kishte bërë diçka për të parandaluar vdekjen e George Floyd.

“Po flisja me mamanë dhe ajo më tha se po ndiqte gjyqin e policit që vrau George Floyd dhe qau”, shkroi këngëtarja në Twitter.

“E di që do të tingëllojë si çmenduri, por… mbase po të kisha qenë atje… do ta kisha ndihmuar”, shkroi ajo duke shtuar një fytyrë të trishtuar emoji.

George Floyd ishte afro-amerikani 46-vjeçar, vdekja e dhunshme e të cilit nga oficerët e policisë së Minneapolis në maj 2020 ndezi një lëvizje globale për barazi racore dhe kundër brutalitetit të policisë.

Deri dje, cicërima e saj ishte cituar më shumë se 8 000 herë dhe fitoi gati 2 700 retweets-e.

Cher pati mbi 24 000 like, por gjithashtu u kritikua nga shumë përdorues të Twitter që e akuzuan këngëtaren si një “shpëtimtare e bardhë” e shurdhër.

Ajo u përgjigj me një ndjesë dje pasdite.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb