Vjen në 28 shtator albumi Dancing Queen, një përmbledhje e një prej suksese më të mëdha të Abbave, të riinterpretuara nga Cher.

‘Si të mos kujtosh Waterloo, Mamma mia apo Dancing Queen. Por këtë herë më erdhën në mendje kur pashë filmin australian “Le Nozze të Muriel” (me Abba në kolonën muzikore të filmit. Më pas pashë Mamma Mia në Broadway tre herë dhe e pëlqeva të gjithin. Nga ajo dhe nga pjesëmarrja e fundit në filmin kampion të të ardhurave Mamma mia me lindi ideja për të realizuar një album të kushtuar hiteve të Abba-ve, thotë Cher.

Albumit i ka paraprirë kënga “Gimme! Gimme! Gimme! (A Man After Midnight)”. Dancing Queen është regjistruar dhe prodhuar mes Londrës dhe Los Angeles, me bashkëpunëtorin e përjetshëm Mark Taylor, me të cilin këngëtarja kishte punuar për mega hitin botëror
“Believe”, numri një në më shumë se 50 vende.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb