Aperitiv në lartësi të madhe për Chiara Ferragni e cila së bashku me një grup miqsh arrin me helikopter në zemër të Alpeve për të pirë një gotë shampanjë.
Fotot e postuara në rrjetet sociale nga grupi kanë indinjuar ndjekësit, të cilët e kanë konsideruar atë
definitivisht një zgjedhje jo miqësore me mjedisin, për sa i përket emetimeve të CO2, një ndikimi keq për mjedisin që konsiderohet të jetë me rrezik të lartë. Për influencuesen kritikat kanë qenë të medha.

“Koha e helikopterit”, ka shkruar Chiara Ferragni duke publikuar një nga fotot e udhëtimit me miqtë, në
të cilën ajo pozon me krenari me tuta të zeza pranë mjetit flutues.

Fotot e publikuara në Instagram nga Chiara Ferragni me miqtë e saj nuk janë pëlqyer aspak nga njerëzit e uebit, të cilët sulmuan ashpër zgjedhjen e Ferragni. Ka nga ata që tregojnë me gisht emetimet e CO2 të prodhuara nga dy helikopterët, duke dëmtuar mjedisin. Ka nga ata që kritikojnë faktin si të pasurit ndikojnë në ndotjen e mjedisit.
Chiara Ferragni, megjithatë, duket e papërshkueshme ndaj breshërisë të kritikave që bien mbi të.
Pas largimit nga Zvicraajo vazhdon xhirimet për në Romë.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb