Nesër është ndeshja hapëse e Euro 2020, Turqi-Itali, që do të luhet ditën e nesërme në stadiumin “Olimpico” të Romës dhe gjithë vëmendja është e përqendruar te kjo sfidë që premton spektakël.

Rreth kësaj sfide për “Sky Sport” ka folur dhe lojtari i Italisë Giorgio Chiellini, i cili tregon se Italia është e gatshme për t’u përballuar në “Euro 2020”, por paralajmëron se Turqia është e aftë të bëjë një ndeshje të jashtëzakonshme.

“Kemi pritur një vit për të luajtur në Europian dhe mezi presim. Stadiumi duket gati, ne e ndiejmë atmosferën që tani. Duhet ta përjetojmë me entuziazëm këtë muaj dhe të shohim se çfarë do të ndodhë.

Gjërat po shkojnë mirë, ndihemi të gatshëm mendërisht dhe fizikisht, tani gjithçka që mund të bëjmë është të shkelim në fushë dhe t’i përballojmë vështirësitë me entuziazëm dhe besim.

Dëmtimi i Pellegrinit? Një ditë nga fillimi i Europianit është shumë e vështirë të largohesh. Ai ishte shumë i zhgënjyer, po ashtu edhe ne, por gjithsesi, ai do të mbetet pjesë e grupit, sepse këtu janë më shumë se 26 lojtarë, janë të gjithë ata që kontribuan që të arrijmë këtu për tre vjet.

Turqia është ekip shumë i fortë, ne njohim disa nga lojtarët e tyre nga Serie A. Ata janë skuadër e rrezikshme, që mund të na dëmtojë dhe lojtarët në kombëtare japin diçka më shumë se në klubet e tyre.

Ata kanë vendosmëri të madhe për të luajtur për vendin e tyre. Janë të aftë për shfaqje vërtet të jashtëzakonshme. Ne do të kemi tifozë në stadium dhe është një atmosferë shumë e ndryshme, shpresojmë që ata të mund të na ndihmojnë për të dhënë edhe më shumë”, – us shpreh ndër të tjera Chiellini.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb