Juventus ka pësuar një disfatë të rëndë në fushën e Atletiko Madridit duke u mundur me rezultatin 0-2.  Giorgio Chiellini  ka pranuar pas ndeshjes se Juventusi duhej të kishte qenë më i fokusuar në lojë, por beson se mund të përmbysin disfatën në ndeshjen e kthimit.

“Momentet vendosin ndeshjet. Ne e dinim se ata ishin shumë të rrezikshëm në disa episode të caktuara dhe në duhet të ishim më të fokusuar. Tani të mendojmë dhe të përpiqemi ta kthejmë rezultatin” , u shpreh Chiellini.

Por mbrojtësi torinez nuk i humb shpresat për një rikthim të rezultatit në Itali.

“Sigurisht që nuk jemi të lumtur, është një rezultat i rëndë për të kthyer, por do të japim gjithçka në Torino. Ne e filluam pozitivisht, i dinim cilësitë e tyre, por duhet të kishim qenë më të fokusuar. Janë tre javë për t’u përgatitur dhe ne do t’i rrezikojmë të gjitha në Torino”, ka përfunduar Chiellini.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: