Georgio Chiellini la Juventusin për t’u bashkuar me Los Angeles në MLS amerikane. Sot mbrojtësi i njohur italian është prezantuar, teksa është shprehur i lumtur për mediat. Futbollisti, në pyetjen së përse bëri këtë zgjedhje, thotë se është ekipi perfekt për të.

 

A keni parë ndonjë ndeshje të Los Angeles FC?

“Kam parë të gjitha ndeshjet e ekipit që nga fillimi i sezonit, kam kontaktuar me menaxherin disa javë më parë. Niveli është i mirë, po rritet. Unë fola me Alessandro (Del Piero) për jetën në Los Angeles dhe ai më tha të vija, ai ka jetuar atje për 8 vjet dhe e do këtë qytet”.

Çfarë duhet për të fituar?

“Ne kemi shumë lojtarë të mirë në të gjitha pozicionet, shpresoj t’i ndihmoj këta djem të rriten. Gjëja më e rëndësishme është organizimi. E kam mësuar në Itali te Juventusi, sepse ndoshta një lojtar apo një trajner të bën të fitosh një apo dy vjet, por klubi është baza e çdo suksesi dhe këtu gjeta një organizim shumë të mirë”.

Pse zgjodhët këtë ekip?

“Los Angeles është perfekt për mua, siç u përmend për organizimin por edhe për ekipin. Ka lojtarë të rinj që mund të më ndihmojnë dhe në të njëjtën kohë mund t’u jap diçka atyre. Është një përzierje e bukur e përvojës dhe entuziazmit nga të rinjtë. Skuadra është fantastike, nuk kam pse të ndryshoj asgjë apo të sjell ndonjë gjë të veçantë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: