Max Allegri u konfirmua në krye të Juves edhe për sezonin tjetër, por ky vendim i drejtuesve të klubit pritet të ketë një efekt domino në merkaton e verës. “Zonja e Vjetër” është e detyruar të shes, një prej tyre pritet të jetë Federico Chiesa. Pas një sezoni të vështirë, mes shumë dëmtimesh, Chiesa mund të ndryshojë ambient. Për sulmuesin “azzurr” ka disa oferta të rëndësishme, më saktë sondazhe, pasi lojtari pëlqehet nga klubi si Liverpool dhe Bayern Munich. Me një ofertë prej 40-45 milionë euro, Chiesa mund të largohet nga Torino.

Chiesa
Chiesa

Këto ditë në Torino është parë Marco Busiello, agjenti i Nicolo Zaniolo dhe Wilfries Gnonto. Të dy lojtarët janë opsione për të përforcuar Juven për sezonin e ri. Zaniolo është një profil që Allegri e pëlqen, e ka kërkuar edhe me herët, ndërsa kjo është vera e duhur për tu bashkuar. Për të siguruar kartonin e Zaniolos duhen 30 milionë euro, aq është klauzola e tij e largimit nga Roma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb