Federico Chiesa ishte një nga zbulimet më të mëdha të këtij evropiani, fillimisht nuk u preferua titullarë nga Mancini por më pas me shumë forcë dhe klas rrëmbeu një fanellë duke shkëlqyer dhe duke siguruar një vend në formacionin më të mirë në “Euro2020”.

Chiesa është shndërruar në një nga lojtarët më të preferuar në tregun e transferimeve ku pas Bayern Munich, në skenë del edhe Chelsea skuadër e cila është e gatshme të investojë 70 milion euro për të bindur Juven të lenë të sulmuesin anësor. Pavarësisht zërave dhe shifrave që qarkullojnë si lojtari ashtu edhe Juve dëshirojnë të vijojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre.

Chiellini
Chiellini

Një tjetër lojtarë që shkëlqeu në këtë “Euro2020” ishte dhe Giorgo Chiellini, kapiteni i Italisë për momentin është pa kontratë, një lojtarë i lirë por ky fakt nuk e shqetëson agjentin e tij: “Giorgio u nis në Europian dhe mendoi ekskluzivisht vetëm për të. Me Juven nuk kemi absolutisht asnjë problem. Kemi lënë takim në vijim dhe nuk mendoj se do të ketë probleme.

Po nëse vjen ndonjë ofertë nga një klub big? Fillimisht duhet të vijë që ta mendojmë, por sot që flasim nuk ka asnjë ofertë. Po presim Juven për tu ulur në një tavolinë dhe të bëjmë pak muhabet”, u shpreh agjenti i Chiellini duke konfirmuar se dëshira është për të vijuar bashkëpunimin me “Zonjën e Vjetër”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb