Trajneri i Totenhemit, Mauricio Poçetino, ka folur në konferencë për shtyp në kuadër të ndeshjes së kthimit së Champions League, ku Totenhemi i tij do të udhëtojë Mançester për t’u përballur me Sitin. Spursat kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 1-0, por trajneri argjentinas e di mjaft mirë se ende asgjë nuk ka përfunduar.

“Fakti që mundëm Sitin në ndeshjen e parë na ka kënaqur, por e dimë shumë mirë se çdo gjë mbetet e ende e hapur. Ne duhet të kemi besim te vetja jonë dhe te forca jonë. Do të luftojmë. E dimë që ata janë shumë të fortë dhe se do të sulmojnë që nga fillimi, ndaj kjo për ne është një sfidë e madhe. Duam t’i limitojmë sa më shumë të jetë e mundur, të mbetemi ofensivë dhe pavarësisht gjithçkaje, të sulmojmë. Duhet të besojmë, mund t’i ndalin dhe të tregojmë aftësitë tona.”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb