Pas tetë vitesh në këtë rol, Chris Evans nuk do të jetë më Captain America. Evans e ka interpretuar atë në 10 filma duke nisur nga Captain America: The First Avenger, çka e ktheu në portretizuesin e njërit prej personazheve origjinalë të Anvengers në krah të Iron Man, Thor, Hulk, Black Widow dhe Hawkeye.

Por me të përfunduar xhirimet e Avengers 4, filmi i 22-të i Marvel, Chris është shprehur se ”ka qenë një nder për të të interpretonte Kapitenin, ama do ta mbyllë më kaq. “Të gjithë atyre përpara kamerës, atyre pas kamerës dhe publikut i them faleminderit për kujtimet e bukura. Do të jem mirënjohës përjetë”, tha ai.

MCU apo Universi i Marvel, ka qenë mbizotëruese absolut i kinemasë që kur nisi Iron Man-in në 2008-ten. Captain America: The First Avenger, i cili mbushi kinematë në viti 2011-të, ishte filmi i pestë i serisë së superheronjve.

Duke vazhduar gradualisht nga filmi në film, personazhet ndërveprojnë mes tyre çka e kthen këtë një sagë të jashtëzakonshme e të shtrirë në kohë.

Evans e kishte lënë të kuptohej deri diku tërheqjen kur pati thënë për New York Times: “Epo, më mirë të zbresësh vetë nga treni përpara se të të shtyjnë”!!! Dhe ne e dimë, shkruajnë mediat në shtetet e bashkuara, se pas Avengers 4, shumë prej aktorëve kryesore u përfundonin kontratat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb