Analisti Shpend Gashi u shpreh në studion e News24 se arkitekti i fitores së Donald Trump, Chris LaCivita nuk erdhi në Shqipëri pa lejen e Presidentit amerikan. Gashi theksoi se kryetari i PD, Sali Berisha është non grata në SHBA dhe administrata Trump e di këtë.

Ai shtoi se presidenti amerikan mund të refuzojë të njohë dizenjimet nga Antony Blinken për periudhën 2020-2024, ku përfshihet edhe vendimi për Berishën, në maj 2021.

Shpend Gashi: Opozita po krijon një lloj fryme por nuk e di a do jetë decizive në 11 maj, por di të them që hendeku mes PD dhe PS është ngushtuar. Sërish ka një plus PS sepse është më e strukturuar. E shoh në thelb a është kapërcyer përçarja e demokratëve? A do të hiqet non grata? Me lëvizjet që po bën Trump mund të mos ketë një mosnjohje për periudhën 2020-2024 por nuk besoj se do ketë heqje të non gratës de jure sepse bie parimi i shtetit amerikan…

Nuk mendoj se një nga njerëzit që i bën fushatën presidentit Trump nuk ka marrë bekimin e Trumpit për të shkuar dhe për t’i bërë fushatën një të shpalluri non grata nga SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb