Vetëm një javë nga lindja e fëmijës së dytë, modelja e Sport Illustrated Chrissy Teigen dhe John Legend kanë treguar të voglin e tyre në Instagram, duke njoftuar edhe për emrin e tij Miles Theodore.

Boom like për foton e Teigen që ka kapur në vetëm një ditë, 4 milion ‘zemra’. Ndërsa ajo e postuar nga babai ka marrë shumë më pak.
‘Përshëndetje Botë! Ky është Miles Theodore Stephens. Familja jonë është e mbushur me shumë dashuri. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja! Shkruan Teigen, duke treguar foton e të voglit. Edhe babai John Legend, ka publikuar të njëjtën foto në Instagram duke prezantuar ‘Dashurinë tonë të re’.

Në një tjetër foto social, edhe kjo e vlerësuar shumë nga fansat me rreth 2 milion like, modelja është fotografuar teksa mban në krah të porsalindurin. Shenjat e lindjes janë të dukshme, pasi është një garzë që rrethon barkun e saj. Mbrapa shpine, shumë kurioze shfaqet Luna, vajza e parë e çiftit.
(da.xha/BalkanWeb)
C_2_articolo_3141483_upiImagepp

C_2_articolo_3141483_1_upiImmagineparagrafo

C_2_articolo_3141483_upiImagepp

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb