SHBA

Chrissy Teigen i ka shpallur luftë të hapur Twitter-it! 34-vjeçarja konifrmoi vetë që deri tani ka bllokuar rreth 1 milion njerëz në Twitter.

Sipas Chrissy-it, profili i saj “ishte mbushur me psikopatë” që e akuzonin se kishte lidhje me financierin famëkeq Jeffrey Epstein që prej muajin tetor.

“Jeffrey Epstein ishte financier që nëpërmjet mashtrimeve arriti të bëhej jo vetëm miliarder, por të krijonte dhe një rrjet të gjatë njohjesh të njerëzve të tjerë të fuqishëm.

Ai është akuzuar për abuzim seksual dhe trafikim fëmijësh, të cilët fillimisht i ftonte si të punësuara për t’i bërë masazh në shtëpinë e tij. Kam bllokuar rreth 1 milion njerëz sot dhe akoma më duhet të merrem me këta të sëmurë sepse s’i duroj dot më këta idiotë dhe jam e shqetësuar për familjen tim
Prandaj ju lutem ma kurseni frazën “injoroji, janë thjesht ngacmime dashakeqe. “-ka thënë Chrissy Teigen.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb