Me një postim të dhimbshëm, Chrissy Teigen ka njoftuar se ka humbur foshnjën e saj që priste nga John Legend. ‘Jemi shumë të hidhëruar nga një dhimbje për të cilën deri tani vetëm kemi dëgjuar, një dhimbje e pa provuar më parë’, ka shkruar modelja në Instagram teksa tregon një foto bardhë e zi të sajën, ulur në shtratin e spitalit, ku shfaqet e përlotur.

View this post on Instagram

We are shocked and in the kind of deep pain you only hear about, the kind of pain we’ve never felt before. We were never able to stop the bleeding and give our baby the fluids he needed, despite bags and bags of blood transfusions. It just wasn’t enough. . . We never decide on our babies’ names until the last possible moment after they’re born, just before we leave the hospital.  But we, for some reason, had started to call this little guy in my belly Jack.  So he will always be Jack to us.  Jack worked so hard to be a part of our little family, and he will be, forever. . . To our Jack – I’m so sorry that the first few moments of your life were met with so many complications, that we couldn’t give you the home you needed to survive.  We will always love you. . . Thank you to everyone who has been sending us positive energy, thoughts and prayers.  We feel all of your love and truly appreciate you. . . We are so grateful for the life we have, for our wonderful babies Luna and Miles, for all the amazing things we’ve been able to experience.  But everyday can’t be full of sunshine.  On this darkest of days, we will grieve, we will cry our eyes out. But we will hug and love each other harder and get through it.

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen) on


Disa ditë më parë për shkak të disa komplikacioneve, Teigen ka pasur emoragji dhe ka qenë e detyruar të shtrohet në Cedars Sinai Medical Center të Los Angeles.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

‘Mjekët nuk mundën dot të ndalojnë emoragjinë dhe t’i jepnim fëmijës sonë lëngjet që ai kishte nevojë, pavarësisht transfuzionit të gjakut që bëmë. Nuk ishte e mjaftueshme kjo gjë’, ka shkruar Chrissy Teingen. Modelja dhe këngëtari janë prindër të Lunës dhe Miles.

Cifti u martua në 2013 pas 6 vitesh lidhje së bashku. Njoftimi për shtatzëninë e tretë erdhi në mes të verës me një videoklip të këngës ‘Wild’, ku modelja tregonte barkun rrumbullak.
‘Nuk i kemi vendosur kurrë për emrat e fëmijëve tanë përpara, deri në momentin që ata kanë lindur. Por këtë herë çuditërisht kishim filluar ta quanim Jack fëmijën që kisha në bark. Për ne do të jetë gjithmonë Jack. Jack bëri gjithçka për të qenë pjesë e familjes tonë të vogël dhe do të jetë gjithmonë pjesë e saj. Për Jack tonë, jam kaq e hidhëruar, duke mos pasur mundësi të të jap shtëpinë që kishe nevojë për të jetuar. Do të të duam gjithmonë’, vazhdon postimi i publikuar në Instagram nga Teigen.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb