Chrissy Teigen ka zbuluar fytyrën e vajzës së saj të porsalindur Esty, gati dy javë pas lindjes. Modelja dhe John Legend pak ditë më parë publikuan lajmin e lindjes së fëmijën e tyre të tretë.

“Shikoni këtu jashtë duket si bebe”, ka shkruar mami e lumtur në mbishkrimin që ka shoqëruar foton, ku shihet e vogla duke shijuar gjumin.

Ndjekësit dhe familja e Teigen janë ‘çmendur’ për ardhjen e vogëlushit. “Esty ime e vogël” ka komentuar babai krenar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen)

“Sa e bukur si nëna e saj”, ka shkruar Kris Jenner.

“Mirë se erdhe në jetë”, ka shkruar Olivia Mann.

Vetëm dy javë më parë, Legend njoftoi lindjen e vogëlushes të tyre. Sipas People, këngëtari më tej tha se ndihet plot energji pavarësisht se nuk fle shumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: