SHBA
Aktori i filmit të famshëm “50 shades of Grey” Jamie Dornan është bërë baba për herë të tretë. Në nëntor të vitit të kaluar 36-vjeçari bëri publik lajmin se ai dhe bashkëshortja e tij, Amelia Ëarner ishin në pritje të fëmijës së tyre të tretë, por nuk e zbuluan gjininë e bebit.
Dje, për “Ditën e Nënës”, Warner konfirmoi lajmin me anë të një fotoje të publikuar në Instagram. Ajo ka postuar 3 palë këpucë vajzash duke i shoqëruar me shkrimin: “Krenare për këto tri vajza të mrekullueshme. Është një nder të jem nëna e tyre. Ndihem jashtëzakonisht me fat sot!”.
Kujtojmë që aktori i njohur dhe bashkëshortja e tij kanë edhe dy vajza më të mëdha, Dulcie, 5 vjeç dhe Elva, 3.
(BalkanWeb)