ITALI

Prej rreth një viti në mediat rozë përflitet se Ronaldo do të martohet me partneren e tij, Georgina Rodriguez. Por sipas revistës italiane ‘Novella 2000’ futbollisti i njohur dhe modelja i kanë thënë ‘PO’ njëri tjetrit disa janë më parë në Marok në një fshehtësi absolute.

‘Burri im’ kanë qënë ky togfjalësh të thëna nga Georgina për të ‘shpërthyer bombën’ në rrjetet sociale. Këto fjalë të thëna nga Georgina kanë konfirmuar lajmin që kishte ditë që qarkullonte që sulmuesi i Juves është martuar në fshehtësi të plotë me një ceremoni të blinduar në Marok me bukuroshen argjentinase.

Ky lajm është publikuar për herë të parë nga revista e përjavshme ‘ Novella 2000’. Më pas kjo e përjavshme ka shkruajtur që të gjithë ceremoninë e dasmës së sulmuesit të Juves e ka organizuar miku dhe miliardieri maroken Badr Hari, kampion i kikboksit.

“Kisha kuptuar çdo gjë që nga 29 gushti i kaluar kur Ronaldo kishte shkruar në Maderina për të takuar avokatët e tij dhe ndryshoi testamentin. Deri më atëherë pasuaria e tij menaxhohej nga nëna e tij, ndërsa atë ditë ai ndryshoi disa dispozita dhe futi edhe të dashurën e tij Georgina”- ka thënë një burim shumë pranë çiftiti për ‘Novella 2000’.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb