ANGLI

Familja e Christiano Ronaldos po zgjerohet sërish. Partnerja e tij Georgina Rodriguez është shtatzënë për herë të dytë dhe këtë herë me binjakë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë futbollisti portugez me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

“Jemi shumë të lumtur që t’ju lajmërojmë që po presim binjakë. Zemrat tona janë të mbushura plot me dashuri, mezi po presim t’i njohim”-shkruan Ronaldo në një postim në një foto së bashku me Georginen dhe eko-t e bebeve.

Kujtojmë që futbollisti i njohur ka katër fëmijë, Cr Junior, binjakët Eva dhe Mateo dhe një vajzë me partneren e tij Georgina, Alana.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: