UASHINGTON- Christine Lagarde u rizgjodh sot në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMI) për një mandat të ri pesë vjeçar në një moment që ekonomia botërore është duke rënë, njoftoi instituti në një komunikatë.

E vetmja kandidate, ish-ministrja franceze e Ekonomisë, 60 vjeç, mori mbështetjen e anëtarëve kryesore të FMN-së, të Francës, SHBA-së dhe Gjermanisë, ndërsa mandatin e saj të ri e fillon në korrik.

“Jam e lumtur që kam mundësinë të drejtoj FMN-në si drejtoreshë e përgjithshme për një mandat të dytë pesë vejçar”, deklaroi ajo, e cituar në një komunikatë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb