SHBA

Lajmi se aktori i famshëm Chuch Norris ishte në mesin e protestuesve që mësynë ndërtesën e Kongresit amerikan, prej ditësh ka pushtuar rrjetet sociale. Në internet qarkullojnë foto që pretendohet se janë aktorit të njohur duke hyrë në ndërtesë.

Por vetë Chuck Norris mohon të ketë qenë pjesëmarrës në sulmin ndaj Capitolit më 6 najar. Aktori thotë se nuk ka “asnjë vend për dhunë të çfarëdo lloji në shoqërinë tonë” pasi imazhi i një personi të ngjashëm ne të ndezi spekulime për Chuck Norris.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai mohon të ketë qënë i pranishëm.

“Më ka rënë në vesh se Chuck Norris ka qenë i pranishëm në sulmin në Cpitol më 6 janar, jo nuk isha unë, nuk kam qenë atje. Nuk ka asnjë vend për dhunë të çfarëdo lloji në shoqërinë tonë. Unë jam dhe gjithmonë do të jem për Ligjin dhe Rendin, “shkroi aktori në Tëitter.

Edhe menaxheri i yllit të “Ëalker, Texas Ranger” thotë se aktori nuk ndodhej në Ëashington kur ndodhën trazirat vdekjeprurëse. “Ky nuk është Chuck Norris”, ka shkruar menaxheri Erik Kritzer, duke postuar foton e personit që në dukje ngjason me yllin hollivudian.

Kritzer u shpreh se aktori është në fermën e tij në Teksas bashkë me familjen, dhe aty ka qenë përgjatë gjithë kohës.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb