Agjencia e inteligjencës në SHBA po heton përpjekjet ruse për prishjen e zgjedhjeve të nëntorit me cyber sulme të dizajnuara për të dëmtuar institucionet politike amerikane dhe për të krijuar mosbesim në institucionet politike, shkruan The Independent.

Sipas një raporti nga Washington Post, FBI, CIA, NSA dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare të gjithë janë përfshirë në hetimin që zyrtarët e quajnë cyber operacioni “ambicioz” për të ndikuar në politikat nacionale dhe lokale në SHBA.

Një zyrtar i lartë i inteligjencës tha për gazetën se agjencitë ende nuk kanë “prova definitive” të ndërhyrjes ruse. “Por edhe vetëm dyshimi se diçka ka ndikuar në sistemin tonë të sigurisë zgjedhore është një shqetësim i rëndësishëm,” tha ai.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: