SHBA- ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëshirojnë rënien kaotike të regjimit sirian, sepse kjo do të jetë një mundësi që xhihadistët islamikë të vijnë në pushtet’- tha drejtori i CIA-s, John Brennan.

Brennan tha se Uashingtoni ka arsye të jetë i shqetësuar se kush mund të marrë vendin e presidentit Bashar al-Asad, në qoftë se qeveria e tij bie për shkak të shtetit islam dhe grupeve të tjera xhihadiste në Siri.

“Unë mendoj se kjo është një frikë e ligjshme,” tha Brennan, raporton AFP.
Ai shtoi se elementët ekstremistë, përfshirë edhe Shtetin Islamik dhe organizatën Al Kaeda rriten ndjeshëm në disa pjesë të Sirisë.

“Gjëja e fundit që ne duam është që të lejojmë që ata të vijnë në Damask. Prandaj është e rëndësishme për të forcuar opozitën siriane, e cila nuk përfaqëson ekstremizmin”, përfundoi Brennan.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: