SHBA – CIA publikoi kohët e fundit një dokument të quajtur “Udhëzues i thjeshtë për të sabotuar në terren: Shërbimet Strategjike”, “Simple Sabotage Field Manual: Strategic Services”, ku përfshihen këshillat për të shkatërruar ndonjë kompani.

Dokumenti u botua më janar të vitit 1944, si një mënyrë për tu treguar spiunëve dhe qytetarëve të interesuar se si mund të vepronin për të shkatërruar produktivitetin në kompanitë e Boshtit gjatë luftës.
Ja udhëzimet që u jepeshin sabotatorëve.
1. Insisto që gjithçka të bëhet përmes “kanaleve”. Mos lejo “shkurtoret” në marrjen e vendimeve.
2. Mbaj shpesh “fjalim”. Flisni sa më shpesh e sa më gjatë. Ilustro “qëndrimet” me anekdota dhe përvoja personale. Mos hezito të jepni komente patriotike.
3. Kur është e mundur, përcilli pyetjet përpara bordeve “për shqyrtim të mëtejshëm”. Bordet le të jenë të mëdha, kurrë me më pak se pesë anëtarë.
4. Përmend tema të parëndësishme – sa më shpesh të jetë e mundur.
5. Ankohu në përdorimin e saktë të fjalëve në komunikim dhe raporte.
6. Bëhu i paarsyeshëm dhe kërko nga shokët që të jenë “të arsyeshëm”. Shmangi diskutimet që mund t’ju fusin në telashe apo t’ju vënë në siklet para të gjithëve.
7. Mos kërko materiale të reja për të punuar derisa burimet e tashme nuk janë shterur plotësisht. Kështu, vonesa më e vogël e përmbushjes së detyrës suaj do të thotë shuarje.
8. Për të zvogëluar entuziazmin e të punësuarve dhe produktivitetin, bëhu i sjellshëm me punëtorët më të këqij dhe jepi avancimet që nuk i meritojnë. Diskriminoi punëtorët efikas dhe ankohu për punën e tyre.
9. Plotësoji keq formularët, që puna të bëhet sërish; bëjë gabime ose kalo fushat e detyrueshme.
10. Përhap thashetheme që të duken si lajmërime “të brendshme”.
11. Punëtorëve të rinj jepu informata jo të plota ose të rrejshme.
12. Cakto takime atëherë kur punët duhet të kryhen në afat.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: