Video tronditëse të jetës së familjes së Osama Bin Laden në fshehtësi janë zbuluar nga inteligjenca amerikane CIA. Pamjet filmike tregojnë fëmijët dhe nipërit e tij kur luanin pa frikë edhe pse ai ishte personi më i kërkuar në botë në atë kohë.

Një video tregon pamjet të papublikuara kurrë më parë të djalit të terroristit Bin Laden dhe pasardhësit të tij potencial, Hamzait. Videot e bëra në shtëpinë e terroristit u morën nga CIA, pasi forcat amerikane kapën dhe vranë trurin e sulmit të 11 shtatorit.

Pamjet tregojnë një familje të lumtur dhe normale në dukje dhe aspak panik apo frikë, siç supozohej të jetonin pasi ishin në kërkim.

Pas publikimit të këtyre pamjeve ngrihen dyshime nëse Bin Laden kishte përkrahje nga qeveria e Pakistanit për t’ju fshehur CIA-s për pothuajse një dekadë.

Ai jetonte në një kompleks të mbushur me kafshë. Gjithashtu pjesë e jetës së tij të përditshme ishin edhe armët, të cilat i pëlqente t’ua mësonte fëmijëve dhe nipërve të tij. Bin Laden u mësonte si t’i përdornin dhe të merrnin shënjestër, edhe pse ato ishin armë false.


(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: