Rreth 13 milionë ish-dokumente të klasifikuara janë zbuluar online për herë të parë nga Agjencia Qëndrore e Inteligjencës Amerikane CIA.

Dokumentet u ngarkuan në internet pas përpjekjeve të gjata të avokatëve për lirinë e informacionit si dhe një padie të ngritur ndaj CIA-s.

Të dhënat përfshijnë informacione, dokumente hulumtimi dhe eksperimente psikike të UFO-ve, shkruan BBC.

Arkivi i plotë është i përbërë nga pothuasje 800 mijë fotografi me 13 milionë faqe. Përfshin faqet e Henry Kissinger,  që shërbeu si Sekretar Shteti në periudhën e Presidentëve Richard Nixon dhe Gerald Ford, si dhe disa qindra mijëra faqe të analizave të inteligjencës dhe kërkimit shkencor.

Në mesin e të dhënave më të pazakonta janë dokumentet nga i ashtuquajturi programi “Stargate”, e cila merrej me fuqitë psikike dhe perceptimin jashtëshqisor.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: