Gjyshi i liderit aktual të Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka qenë i pasionuar pas mishit të qenit të cilin e konsumonte 2 herë në ditë.

Sipas mediave ndërkombëtare, të cilat i referohen disa dokumenteve të CIA-s rezulton se gjyshi i tij Kim-II Sung ishte obez, pasi konsumonte mish qeni.

“Ushqimi i tij i preferuar, ishte mishi i qenit me mish pule, ndërsa peshkun dhe perimet i përdorte më rrallë”- thuhet ne dokumentet e CIA-s.

Në një dokument të vitit 1951 thuhet se si despoti e donte shumë kuzhinën dhe kalonte orë duke diskutuar rreth përgatitjes së ushqimeve.

Kim -II Sung ishte udhëheqësi i parë suprem i Koresë së Veriut dhe sundoi vendin nga viti 1948 deri në vdekjen e tij në vitin 1994.
nintchdbpict0002978153131_1485809911-5811243
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: