Juventus ka zyrtarizuar shitjen e Cristiano Ronaldos duke zbuluar edhe shifrat e transferimit të tij tek Man.United. “Djajtë e kuq” do të paguajnë në arkat e bardhezinjve 15 milion euro, shifër të cilën do ta shlyejnë me 5 këste ndërsa 8 milion euro të tjera do të vijnë në formë bonusesh që lidhem me paraqitjet e lojtarit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në njoftimin e bërë publik, “Zonja e Vjetër” nuk ka harruar edhe një herë të sjell në kujtesë të gjithë arritjet që CR7 arriti në tre vite në Torino, 101 gola dhe 5 trofe. Në të njëjtën kohë, Juve ka bërë zyrtare edhe transferimin e Moise Kean, i konsideruar si pasuesi i Ronaldo. Kean rikthehet në Torino në formë huazimi për 7 milion euro dhe me detyrim blerje për 31 milion euro.

Kena
Kena

Në këto orë të fundit të merkatos, Juve shpreson shumë të afrojë ndonjë lojtarë tjerë për të shtuar cilësinë në formacionin e Allegri, Pjanic mbetet një opsion pasi dhe vetë lojtari ka shprehur dëshirën e tij për tu rikthyer sërish në Torino.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb