BERAT – Katër persona kanë rënë në pranga, pasi iu janë sekuestruar 80 kg drogë. Burime nga policia e Beratit bënë me dije se sot janë arrestuar Dashnor, Saimir, Florud dhe Guxim Çifliku.

Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Çifliku”, lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Dashnor dhe Guxim Çiflikut.

Sakaq, gjatë kontrollit u sekuestrua 1 pushkë, 1 automjet si dhe 5 celularë. Materialet në ngarkim të tyhre i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore. Ndërkaq, gjatë paradites së sotme u sekuestrohen 250 kg kanabis sativa në Qaftë-Botë, ndërsa ka rënë në pranga transportuesi i mjeit. Në sajë të këtij operacioni, efektivat e policisë Kufitare në bashkëpunim me Strukturat e Policisë së Qarkut Vlorë dhe Sarandë, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm një automjet tip “Kamion-DAF” me targë AA026AU, që drejtohej Neshat Çifliku, 31 vjeç, (i afërm i personave të sipërcituar), pasi dyshohej për lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të detajuar në të gjithë kamionin, si fillim nga shërbimet e policisë kufitare u konstatua se pjesa e sipërme e tavanit të automjetit, ishte e lyer me bojë të re. Nga kontrolli i imtësishëm në tavanin e kamionit u konstatua një sasi e konsiderueshme droge, e cila ishte e ndarë në pako me peshë të ndryshme, të mbështjella me letër natribani të tejdukshëm.

Gjithësej, u gjetën të fshehura 240 pako me lëndë narkotike “Canabis sattiva”, me peshë totale rreth 210-kilogramë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, lënda narkotike dhe kamioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, si dhe u bë arrestimi në flagrancë i 31-vjeçarit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: